Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jam e zhgënjyer nga Gazment Bardhi”- Deputetja Açka: Amnistia Penale të mos prekë reformën në drejtësi. Ne jemi pro, por me kushte

16:56 / February 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flutura Acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike zyrtare, Flutura Açka ka folur në lidhje me Amnistinë Penale për të cilën shprehet se nuk duhet të prekë reformën në drejtësi dhe duhet të vijë me konsensus.

E ftuar në News24 ajo ka shtuar se sot SPAK po dhunohet nga ligji për amnistinë penale.

“PS po përpiqet të peshkojë vota për amnistinë penale. Amnistia mos të prekë reformën në drejtësi. Amnistia duhet të vijë me konsensus të plotë. Kjo nënkupton se reforma në drejtësi ka probleme me aplikimin e saj. Tërheqja e amnistisë ndodhi nga prapaskenat e ‘peshkimit’ të deputetëve. Nëse maxhoranca ka nisur të peshkojë, shumë mirë të vijojë. Nëse ka deputetë që shesin dinjitetin e tyre për të bërë votat me maxhorancën, le ta bëjë. Ne jemi pro amnistisë penale, por me kushte. Kushtet tona janë që të amnistohen protestuesit dhe të mos ketë asnjë ulje për të dënuarit nga GJKKO. Po amnistojmë dosjet në duart e SPAK, atëherë çfarë kuptimi ka që bëmë reformën në drejtësi? Nuk mund të tronditet SPAK-u. Ne jemi kundër dhunimit të institucioneve të reja të drejtësisë. PD zyrtare do të bëjë transparente votat e saj. Në parlament u votua një ligj i rrezikshëm, si ai i ligjit për zonat e mbrojtura”, tha Açka.

Flutura Açka nënvizoi se është e zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Ajo deklaroi se dikush është interesuar që të mjegullojë situatën në Partinë Demokratike.

“Unë jam zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Unë nuk e di se çfarë projekti ka pasur, ndoshta ka dështuar me projektin e tij. Në rast se Bardhi ka një ide më të mirë, mund të shkoja dhe në grupin e tij. Projekti i Lulzim Bashës për PD për mua është më i besueshëm. Nuk mund të thuash se ne jemi PD, sepse ne jemi shumica. Kjo është e pandershme dhe e padrejtë. Dikush është i interesuar ta mbajë të mjegullt situatën në Partinë Demokratike. Nëse Lulzim Basha humbet sërish, është e drejta e tij të japë dorëheqjen ose jo”, deklaroi Açka.

Flutura Açka zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.