Xherdan Shaqiri ishte një ndër protagonistët e mbrëmjes së çmendur, ku Liverpuli eliminoi Barcelonën duke shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në prononcimin pas sfidës për mikrofonin e gazetarit polak Artur Uiçniarek, djaloshi nga Gjilani përshkroi atë që ndodhi në “Anfiel”, teksa tregoi se ishte i tronditur gjatë gjithë kohës.
“Jam shumë krenar me këtë skuadër. Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet ta shikoj sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës.
