Kandidati i PD-së së Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, i dalë nga procesi i Primareve, deputeti Belind Këlliçi ka vijuar takimet me qytetarët. Belind Këlliçi takimin e radhës e zhvilloi mëngjesin e sotëm në rrugën “Petro Nini Luarasi”.
Ai dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre me qëllim që ato të jenë pjesë e programit që do të prezantojë PD gjatë fushatës në Tiranë për zgjedhjet vendore. Kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj.
Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejt me secilin banor të Tiranës, për të kuptuar më mirë sesi pushteti vendor mund të përmirësohet.