Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jam kosovar…”/ Dokumenti amerikan i vitit 1995: Berisha kërkonte për Kosovën autonomi nën Serbinë, Meksi pavarësi!

19:46 / June 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha në daljen e fundit te emisioni “Ora e Betit”, deklaroi se ishte kosovar, pasi prejardhjen e kishte nga Malësia e Gjakovës.

Në kontekstin e debatit për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, ai deklaroi se një nga arsyet e shpalljes së tij, non grata nga SHBA, ishin qëndrimet në mbrojtje të Kosovës.

Por sa e vërtetë është kjo? Presidenti Bill Klinton në vitin 1995, ndërkohë që pushteti i Sllobodan Milosheviçit u kishte hequr krejtësisht të drejtat shqiptarëve të Kosivës, kërkoj përgatitjen e një dosje për atë çështje.

Dosja  ju dorëzua më 12 shator të atij viti dhe brenda saj gjendeshin materiale të hollësishme, për planin afat-mesëm dhe afat-gjatë për statusin e Kosovës. Në dokumentin e mëposhtëm flitet për qëndrimet e dy krerëve kryesor të Republikës së Shqipërisë në atë periudhë, presidentit Sali Berisha dhe kryeministrit Aleksandër Meksi.

640 0 whatsapp image 2023 06 15 at 45645 pm 807

Ajo që bie në sy në këtë dokument është diferenca e madhe mes tyre në lidhje me statusin që duhej të kishte Kosova. Sali Berisha njësoj si Milosheviç ishte për variantin e një Autonomie brenda Ish-Jugosllavisë e cila atëherë përbëhej vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi.

Kurse kryeministri Aleksandër Meksi, ishte për pavarësinë e Kosovës.

Edhe pak vite më vonë Sali Berisha u pozicionua kundër firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë siç bëri Milosheviç, duke krijuar kështu një krisje përfundimtate dhe të pariparueshme me Ibrahim Rrugovën.

Një dokumenti tjetër i CIA-s për qëndrimet e Berishës ndaj çështjes kosovare, u deklasifikua si dokument sekret, muajin e shkuar. Aty flitet për mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha.

Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë, të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës.

“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”

Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës, që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe.

Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë.

Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thaçit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia. /Alfapress.al

640 0 1 269
640 0 2 940

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.