Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Jam lacial”/ Cana për finalen e nesërme: S’mund të bëj tifo për Romën, Kumbullën e këshilloj që…

14:16 / May 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendi ynë do të presë për herë të parë në histori një finale europiane të organizuar nga UEFA. Pikërisht nesër, në orën 21:00, Roma dhe Feynord që do të përballen në finalen e madhe të kompeticionit më të ri europian, Liga e Konferencës, e cila do të luhet në stadiumin “AIR Albania”.

Lidhur me këtë ndeshje ka folur për “Supersport” ambasadori i Shqipërisë në Ligën e Konferencës, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka deklaruar se është një tifoz i Lacios dhe se nuk bën dot tifo për Romën:

Emocionet – “Janë të mëdha dhe dominon kënaqësia, kënaqësi kur vendi yt është një organizator i këtij kompeticioni. Për të treguar një vend të ngrohtë dhe futbolldashës, që i pret në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe, ky kompeticion i ri do të ketë një nisje me këmbë të mbarë”

A do të doje të ishe në fushë? – “Patjetër, çdo futbollist ka dëshirë të luajë një finale europiane. Unë kam mbërritur deri në çerekfinale, e shihnin si një kompeticion të tretë, por është i jashtëzakonshëm dhe në finale janë dy skuadra të mëdha. U mërzita që nuk kaloj Marseja sepse do të prisja tifozët këtu. Duke qenë lacial nuk bëj dot tifoz për Romën, por duke pasur Marashin aty brenda…”

Këshilla për Marash Kumbullën – “Nuk kam luajtur finale europiane, por finale kam luajtur. Ka qenë finalja e fundit kundër Romës me Lacion dhe kemi fituar, është një djalë me shumë potencial. Ka fatin që shumë herët ka shkuar në një klub të madh dhe nëse do të ketë minuta të luajë me qetësi, do të ketë tifozët e vet dhe i uroj më të mirën”.

Ndeshjet me Romën – “Sfida me Romën ndjehet shumë, unë kam qenë para dhjetë viteve në finale kundër tyre me Lacion. 26 maj 2013, ishte në finale e Kupës së Italisë dhe unë kam qenë në fushë dhe e kemi fituar dhe aty kemi treguar që qyteti është i lacialëve.

Shumë prej tyre e kanë për herë të parë në Shqipëri, duhet të flasin mirë për mikpritjen e vendit tonë dhe finalja të kaloj sa më mirë dhe të jetë një pikënisje për Shqipërinë”.

Himni i Romës i jashtëzakonshëm? – “Fakti që vijnë dy tifozeri të mëdha tregon rëndësinë e ndeshjes, mbetet në histori se është e para. Kemi çfarë të tregojmë dhe krenohemi duke shpresuar që njerëzit të kënaqen”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.