Moderatorja Dojna Mema ka rrëfyer se mes saj dhe partnerit të saj, Vlashent Sata, ka pasur shpeshherë debate, aq sa është larguar nga shtëpia disa herë.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Dojna ka rrëfyer se para se të bëheshin prindër dhe jetonin në shtëpinë e tyre të vjetër, valixhja e saj rrinte gjithnjë gjysmë gati.
“Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim tek apartamenti i vjetër valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë. Në momentin që bëhet një debat i fortë, më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them: “Kjo nuk është jeta që dua”. Dhe e kam gjithnjë valixhen gati dhe shtoj vetëm ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramacitetit. E mbyll dhe e tërheq. Tani që kemi djalin nuk e bëjë më, futen më dhomë dhe reflektoj. I kemi përplasjet shumë të forta. Jam larguar shumë herë. Mbi 20 herë, por kthehesha ditën tjetër”, ka thënë Dojna Mema.