Jam mik i djalit të kryeministrit, kështu prezantoheshin dy të arrestuarit dje në Tiranë për mashtrim, të cilit kishin arritur ti merrnin një shtetaseje rreth 40 milionë lekë, duke u premtuar një leje legalizimi.
Ai është Bledar Pupa, 36 vjeç, dhe ishte denoncuar në fillim të këtij viti në emisionin “Fiks Fare”, nga disa banorë të Himarës, që pretendonin të ishin mashtruar po për lejet e legalizimeve.
Lexo edhe: I zhvatën një shtetaseje rreth 40 mln lekë për legalizimin e banesës
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Orges Stefanidhi, 31 vjeç, është arrestuar në ambientet e Burgut të Fierit, ku kishte shkuar që të takonte një të dënuar.
Lexo edhe: I shpalluri në kërkim shkon me këmbët e veta në burgun e Fierit
Burimet thanë se deri tani, ndaj dy të dyshuarve është provuar një rast mashtrimi ndaj një shtetaseje, e cila ka deklaruar se u ka dhënë 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të dokumentuar me prova ligjore edhe dhjetëra denoncime të tjera.
