Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jam mik me Erdoganin”, përfaqësuesja greke në KiE: Edi Rama më sulmoi verbarisht për Turqinë

10:38 / October 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjalimi i fortë që mbajti kryeministri Edi Rama ditën e mërkurë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike. Pas një debati me përfaqësuesen e Serbisë, edhe përfaqësuesja e Greqisë tregoi se ka rezerva. Nina Kasimati, përfaqësuese e Greqisë, përpos debatit të djeshëm, thotë edhe se Edi Rama e ka sulmuar verbarisht. E gjitha kjo pse Rama tha se është mik me Erdoganin.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht përpara seancës plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë të së Majtës Europiane në Kuvend e pyeta zyrtarisht se si po ecte procesi i pranimit të Shqipërisë në BE, me gjithë marrëdhëniet gjithnjë e më të thelluara strategjike me shtetin ‘ofendues’ Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare.

Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij provokues në përgjithësi, i paprecedentë në Strasburg, shkaktuan reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike, të cilët vendosën unanimisht në një shenjë mosmiratimi për të mos marrë pjesë në darkën zyrtare të thirrur nga kryeministri shqiptar”, thuhet në reagimin e saj.

Debati i djeshëm

Nina Kasimati, përfaqësuese e Greqisë: Mirëseerdhët kryeministër Rama edhe pse në këtë mënyrë të patakt. Jeni i vetëdijshëm se jemi të vendosur të ndihmojmë Shqipërinë për në BE. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat europiane që kërkon ky proces do të ishte e pajtueshme me politikën e sinergjisë me aktorë si Turqia, që në fakt minon të drejtat e njeriut dhe ngjall retorikën inflamatore në rajon dhe ndikon në bashkëpunim.

Kryeministri Edi Rama: Do i kthehem zonjës nga Greqia, është e kuptueshme pse është e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Turqia, është partner strategjik i politikës tonë të jashtme, nuk e kuptova pyetjen tuaj kur vjen fjala për Shqipërinë. Ne nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim midis partnerëve tanë strategjikë, fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë, nuk do të shkojnë askund tjetër. Gjyshja ime më thoshte fqinji i lumtur është shtëpi e lumtur. Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që mund të vijë nga Turqia, pa Turqinë, kriza e refugjatëve të 2015 mund të ishte kthyer në një krizë apokaliptike në të gjithë Europën. Dua të shtoj se unë kam nderin të njoh me privilegjin e të konsideroj vendin si mik i të dyve, Presidentin Erdogan dhe Mitsotakis. As Greqia nuk do të ikë e as Turqia nuk do të ikë.

Edi Rama Nina Kasimati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë, nisin hetimet për 13 persona

10:55 / October 25, 2026

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.