Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jam në rrezik për jetën,” del letra e dorëheqjes së motrës së Nuredin Dumanit 

16:03 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nuredin dumani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Motra e Nuredin Dumanit, personit të arrestuar për një sërë krimesh me pagesë, e cila rezultonte të ishte e pajisur edhe me një certifikatë sigurie në dikasterin e diplomacisë, ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj pak minuta më parë.

Pas këtij lajmi është bërë publike edhe letra e Xhuljana Dumanit, në të cilën ajo rendit arsyet se pse mori këtë vendin, ku ndër të tjera thekson është i vënë në rrezik jeta.

Dumani ishte e punësuar në këtë ministri si specialiste e marrëdhënieve me NATO-n.

Letra e plotë:

Të nderuar,
Prej së shtunës, 18 qershor 2022 jam bërë objekt i keqinformimi të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucionin që punoj prej pak muajsh si staf teknik.

Si rezultat i këtyre publikimeve të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh, e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal.

E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira.

Për shkakun tim prej 48 orësh po akuzohet padrejtësisht edhe institucioni ku unë prej pak kohësh kam dhënë kontributin tim, në një detyrë tërësisht teknike, pa asnjë lidhje për sa pretendohet në media, për akses në dokumentacion të klasifikuar.

Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e po vijoj të baltosem e të rrezikohen çdo orë e më shumë për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale, fotografive, vendit të punës etj, duke ekspozuar seriozisht edhe persona të tjerë, “faji i vetëm” i të cilëve është ndarja e orëve të punës me mua.

Duke i kërkuar ndjesë institucionit që nuk i kam kryer asnjëherë, që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash më lejoni të jap dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga detyra.

Me respekt,
Xhuljana Dumani 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026

Thirrje “UÇK” në “Air Albania”, koreografia që tërhoqi vëmendjen në derbin e kryeqytetit

19:32 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.