Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ishte një nga anëtaret e jurisë në “Miss USA 2023”, kompeticionin që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.
Në rrjet është duke qarkulluar një videomesazh, përmes së cilës Emina përcjell një mesazh shumë inkurajues për vajzat shqiptare.
“Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse endrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E them këtë për vetem time por edhe për çdo vajzë shqiptare”, tha ajo.
