Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Jam shtatzënë”, Një ‘prank’ ndez debatin në “BBV Kosova”, njëri nga banorët kërkon largimin nga shtëpia

23:56 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Urim Alisa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjon Karrica ose siç njihet ndryshe si Lugati, ka marrë një vëmendje të madhe në BBV Kosova. Së fundmi ai është vendosur përsëri në qendër të vëmendjes dhe e gjitha kjo për shkak të një shakaje që çifti Urim dhe Alisa iu bënë banorëve.

Alisa kërkoi vëmendjen e të gjithëve, për të bërë një lajmërim. Ajo u shpreh se është shtatzënë dhe menjëherë banorët nisën të bohorasin dhe shkuan shpejt për ta uruar. Mirëpo pas gjithë gëzimit dhe entuziazmit të banorëve, Alisa tha se e gjitha ishte një ‘prank’ (shaka).

Gjoni nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe menjëherë u shpreh i revoltuar me shakanë e çiftit.

“Është shaka me nivel 0.0 shije. Nuk bëhen shaka me vdekje dhe lindje. I urrej njerëzit që duan të bëjnë gjithçka për pak vëmendje”-tha mes të tjerash Gjoni, i cili sa i përket Alisës, u shpreh se i ka humbur respekti për të.

Më tej debati ka vijuar në dhomën e gjumit, sërish mes Gjonit, i cili kësaj here pati diskutim me partnerin e Alisës, Urimin. Ky i fundit i doli në mbrojtje partneres së tij dhe i tha Gjonit që të “mos flasë ashtu me të” sepse “nuk e njeh kur nevrikoset.”

Në një tjetër diskutim në oborr Gjoni ka vijuar me reagimet e tij, madje në një moment tha se “do të ikë nga shtëpia.”

I gjithë ky reagim i Gjonit, nervozoi edhe Stresin. Konkretisht Stresi reagoi nga deklarata e Gjonit për “nivelet” e tyre. Sigurisht, Stresi nuk hezitoi të përgjigjet duke thënë përballë të gjithë banorëve se “Kush është Gjoni të më tregojë mua disnivelet”.

banoret BBV Kosova prank
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.