Janari i 2025, është muaji më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht pritjeve se kushtet më të ftohta të fenomenit, La Nina, mund të ulnin temperaturat e larta në botë.
Shërbimi për ndryshime klimatike, Copernicus, tha se janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin.
Shkencëtarët klimatikë kishin pritur që trendi i temperaturave të larta të ndalej, pasi fenomeni klimatik i të nxehtit, El Nino, arriti kulmin në janar të vitit 2024 dhe temperaturat gradualisht filluan të ftohen pasi nisi faza e La Nina.