Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Janë arrogantë si qeveri? Braçe: Në mandatin e katërt, PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

19:35 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti jetëgjatë i Partisë Socialiste, Erion Braçe i zgjedhur rishtaz që nga viti 1996, u shpreh se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogantë. Në “News 24”, Braçe thotë se PS-ja duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër në shërbim të njerëzve, duke dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

Çfarë duhet të ndryshojë PS?

Erion Braçe: Veten. Pas 12 viteve në pushtet patjetër që është e domosdoshme të ndryshosh veten. Jo thjesht dhe vetëm si individë, sepse mund të ndryshosh deputetët apo drejtuesit e partisë në nivel qendror e lokal, mund të ndryshosh kryetarët e bashkive, gjithashtu edhe ministrat, por nuk ndryshon qasjen në raport me njerëzit. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja. Arroganca duhet të shkojë në zero dhe përkushtimi duhet të shkojë në 100%.

Çfarë ka bërë keq deri tani Partia Socialiste?

Erion Braçe: Do thoja vetëm çfarë duhet të bëhet më mirë. Lufta kundër korrupsionit duhet bërë akoma më mirë. Është thelbësore që qytetarit i mungojnë shërbime publike dhe të mira, ajo që nuk meritojnë është korrupsioni. Kemi bërë një hap të madh dhe kemi lënë drejtim të veprojë drejtësinë, kemi hequr çdo lloj mburoje politike për çdo anëtar të PS në secalin nivel të qeverisjes dhe I kemi lënë të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë nëse kanë një akuzë penale. Kjo është një qasje që më herët nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Është një gjë positive që po ndodh në këtë vend. Ama, kjo është vetëm drejtësia penale, ajo që neve na intereson është drejtësia sociale, që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si ti e ushtron pushtetin.

Sa e ka goditur SPAK famijen tuaj politike?

Erion Braçe: Në çfarëdo shkalle të jetë tronditja jonë, është shumë më i madh përfitimi i qytetarëve. Ne nuk e kemi bërë drejtësinë e re thjesht për të vënë para përgjegjësisë një ministër, një deputet, president po do, kryeministër apo kështu me radhë. Nuk është hakmarrje pë rata që në kohë të ndryshme kanë gjynahe për mënyrën se si kanë qeverisur dhe i kanë borxhe qytetarëve. Pra, duhet të shihet si proces ku përfitojnë qytetarët, jo një process që trondit PS, trondit Qeverinë apo kështu me radhë. Duhet të çlirohemi nga historia, ja u fut edhe ai në burg. Shikoni se sa ka përfituar siguria publike nga goditja e krimit të organizuar në Shqipëri.

arrogante erion braçe PS Qeveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.