Ndarja apo jo e tyre po përflitet mjaft në median rozë, dhe flasim për Arbenitën dhe Feron.
Ata hoqën të gjitha fotot nga rrjetet sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram. Por një postim i fundit duket se ka sqaruar gjithçka. Ata në fakt nuk janë ndarë, por qenkan gjithë kohës bashkë.
Modelja ka postuar në Instatory këngën e re të Feros, “Jom rrit”, projekti i parë muzikor që pas ndarjes nga On Records. Epo çifti simpatik i showbiz nuk qenkan ndarë.