Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Janë të famshme edhe pse diplomat e tyre nuk ka lidhje me profesionin!

20:48 / May 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është e zakonshme që karshi personazheve publike të etiketuara si sex symbol, të ketë skepticizëm kur vjen fjala për zgjuarsinë.

Këtë paragjykim e vuri në pah edhe rasti i Kim Kardashian.

kimka

Pasi ylli i rrjeteve sociale deklaroi se do t’i dedikohej karrierës si avokate, shumë njerëz u treguan mosbesues, megjithëse Kim Kardashian ka rrëfyer se ky pasion ka nisur që kur ishte e vogël (lexo këtu).

Pak e dinë, por edhe disa nga vajzat më seksi të skenës dhe televizioneve tona, kanë përfunduar studimet, madje disa edhe shkëlqyeshëm, në disa nga degët më impenjative.

Nevina Shtylla

enca14

Nevina Shtylla ka mbaruar studimet për Teknologji Informacioni, ose siç e njohim për shkurt: IT. Nuk e ka praktikuar për shkak të pasionit të madh për televizionin, megjithatë është shprehur se në një të ardhme, njohuritë mund ta ndihmojnë në pjesën e post- produksionit.

Enca Haxhia

enca15

Në qendër të vëmendjes për fotot provokuese dhe tematikat e guximshme në këngët e saj, Enca Haxhia nuk e la në mes shkollën e lartë në degën Marrëdhënie me Publikun. Ajo u diplomua në shtator të 2016-ës dhe këtë arritje, e ndau sigurisht në rrjetet sociale.

“Gjithmonë kam menduar se para se ta quash veten artist, duhet të jesh NJERI dhe kjo nëpërmjet edukimit gjithashtu.”, shkruajti këngëtarja.

Zaimina Vasjari

enca12

Zaimina është diplomuar në degën e arkitekturës. Në 2014-ën, ajo ndau në rrjetet sociale foto nga diplomimi, që e festoi pranë miqve dhe familjes.

enca
enca3

Jo vetëm është diplomuar, por ajo edhe e ka vënë në praktikë profesionin duke punuar me interieret e shtëpive, siç ka treguar në rrjetet sociale.

enca5

Tuna

enca16

Pak e dinë, por Tuna ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Selanikut. Profesion të cilin sigurisht, këngëtarja nuk e vuri në praktikë për shkak se iu dedikua krejtësisht muzikës.

Çiljeta

enca11

Çiljeta Xhilaga është diplomuar në degën e Shkencave Politike, madje ca vite më parë e mendonte seriozisht politikën si karrierë.

Ajo ka treguar se asnjëherë nuk ka patur nota të ulëta, duke e përcaktuar veten më lart se një nxënëse mesatare.

Fjoralba Ponari

enca10

Në prezantimin e saj tek “The Voice” tre vite më parë, Fjoralba Ponari rrëfeu pasionin e saj për stomatologjinë.

Në hapat e të atit, ajo ka studiuar për këtë degë dhe nuk është shkëputur nga ky profesion edhe sot, kur drejton një prej programeve më të rëndësishme të “Top Channel”: “E Diell”.

enca8

Eni Koçi

enca6

Eni Koçi e ka marrë shumë seriozisht karrierën që do të ndjekë, duke vijuar studimet për mjekësi në Britaninë e Madhe.

enca7

Ronela Hajati

enca17

Ronela Hajati i ka mbaruar studimet në degën Juridik. Ndonëse deri më tani nuk e ka ushtruar për shkak se i është dedikuar muzikës, ajo ka zbuluar se kur t’i vijë koha të shkëputet nga muzika, do t’i përkushtohet noterisë.

enca13

diplomat të famshme tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.