Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Janullatos mesazh për zgjedhjet: Votoni njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara

17:53 / April 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Janullatos 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi sipas Anastas Janullatos është një e drejtë dhe detyrim i patjetërsueshëm. Në mesazhin e tij për qytetarët Janullatos shprehet se në 25 Prill duhet të zgjedhim njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara.

“Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri.Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse.

E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi.

Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur.

Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto.

Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara.

Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne” mbyllet mesazhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, plagosen tre të tjerë

13:46 / September 8, 2026

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.