Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Japonia del me lajmin e rëndësishëm për vaksinën, premton përdorimin deri brenda vitit të ardhshëm

21:15 / June 5, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Japonia ka për synim që të fillojë përdorimin e vaksinave të koronavirusit nga qershori i vitit 2021. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, ndërkohë që vendi po përpiqet të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur deri atëherë.

Shkencëtarët në të gjithë botën po provojnë që të zhvillojnë një trajtim apo vaksinë ndaj COVID-19, sëmundja respiratore e cila shkaktoi numër të lartë të infeksioneve të koronavirusit të ri, që ka vrarë tashmë rreth 400 mijë njerëz në gjithë botën, shkruan “Reuters”.

“Ne do të sigurojmë lehtësime të prodhimit paralelisht me zhvillimin e shpejtë të vaksinave”, tha ministri i Shëndetësisë Katsunobu Kato, ndërsa tregoi planet që të kenë një vaksinë në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të 2021-shit.

Qeveria japoneze ka ndarë 1.34 miliardë dollarë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

“Shionogi & Co” dhe “AnGes Inc” janë firmat farmaceutike japoneze që zhvillojnë vaksina të koronavirusit.

Japonia nuk ka përjetuar numër të lartë të infeksioneve të koronavirusit, të cilat janë parë në vende të tjera në botë. Vendi, deri më tani, ka raportuar rreth 17.000 raste të konfirmuara dhe 900 vdekje nga COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.