Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Japonia, Italia dhe Britania e Madhe bëhen bashkë për të ndërtuar avionët luftarakë të gjeneratës së ardhshme

23:59 / December 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroplan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Italia kanë njoftuar këtë të premte se do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë të projektuar për të rivalizuar ose për të lënë në hije avionët luftarakë më të mirë të përdorur deri tani nga Kina, Rusia apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është aleati kryesor i të tre shteteve, shkruan CNN.

“Ne po shpallim programin global Combat Air (GCAP), që është një përpjekje ambicioze për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme deri në vitin 2035”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e tyre nuk u përmend Kina apo Rusia me emër, por u theksua se avioni luftarak është i nevojshëm sepse kërcënimet apo agresioni po rriten ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe liri.

“Mbrojtja e demokracisë, ekonomisë dhe sigurisë sonë dhe mbrojtja e stabilitetit rajonal janë gjithnjë e më të rëndësishme”, thanë ata.

Në një deklaratë të veçantë, qeveria britanike tha se zhvillimi i avionit të ri luftarak pritet të fillojë në vitin 2024 dhe do të përfundojë 11 vite më pas, në vitin 2035.

Avioni do të jetë një projektim i risive teknologjike të tre shteteve. Avioni i ri shihet si një zëvendësim për avionët luftarakë britanikë Typhoon dhe F-2 të Japonisë. Programi i ri do të bëjë Britaninë, Japoninë dhe Italinë të ecin në rrugën e tyre pa ndihmën e SHBA-së, prodhuesit kryesor të avionëve luftarakë në botë.

SHBA mbështet planin e aleatëve

Në një deklaratë të përbashkët me Ministrinë Japoneze të Mbrojtjes, Pentagoni mbështeti zhvillimin e avionit të ri luftarak.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Japonisë me aleatët dhe partnerët, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë, dy partnerë të ngushtë të të dy vendeve tona, në zhvillimin e avionëve të saj të ardhshëm luftarak”, thuhet në deklaratën SHBA-Japoni.

avione Japonia luftarake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.