Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Jasir Asani, mesazh përqafues për shqiptarët para Bullgarisë: Pa ju nuk do të kisha shënuar asnjë gol

22:20 / October 15, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
JASIR Asani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jasir Asani po kalon një moment “të artë” me Kombëtaren, ku në ndeshjet e kualifikuese për Europianin  “Gjermani 2024” ka shënuar tre eurogola. Në suksesin e fundit ndaj Çekisë perla e ish-sulmuesit të Partizanit i hapi rrugën fitores 3-0 të kuqezinjve.

Përmes një postimi në  profilin e tij në rrjetet sociale Asani ka lëshuar një mesazh përqafues për të gjithë  shqiptarët.  Ky mesazh i sulmuesit nga Shkupi vjen para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të luhet të martën, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ashtu si në dy ndeshjet e fundit, ndaj Polonisë dhe Çekisë, kërkohet që mbështetja e tifozëve për Kombëtaren të jetë e konsiderueshme edhe ndaj skuadrës bullgare, ndonëse nuk ka rëndësinë e dy sfida të lartpërmendura.

“Dua ti përqafoj të gjithë shqiptarët. Pa dashurinë e tuaj nuk do të kisha shënuar asnjë gol. Jemi një. O sa mirë me qenë shqiptar”. Ky ishte mesazhi i Asanit për shqiptarët, postim të cilin ai e kishte shoqëruar me një foto festive të tij me qeleshe në kokë, shkëputur nga monitori ku po e shikonin tifozët në Sheshin “Skënderbej”.

image 24

asani bullgarise mesazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Trump mesazh të qartë Teheranit: Uraniumin iranian ose do ta marrim ne ose do të shkatërrohet

08:27 / May 26, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.