Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Jaupaj: 40 milionë euro për Shqipërinë nga Fondi Global i Mjedisit

13:10 / May 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2722
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u shpreh sot se Shqipëria ka siguruar një projekt prej 40 milionë dollarësh për ndryshimet klimatike, në kuadër të programit “Albadap”, që konsiderohet si projekti më i madh i klimës që po zbatohet në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Jaupaj tha se asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian apo i Ballkanit Perëndimor nuk ka aktualisht një projekt të tillë të financuar nga Fondi Global i Mjedisit.

Duke u ndalur te konferenca treditore e klimës që solli në Shqipëri përfaqësues të institucioneve evropiane dhe organizatave botërore të mjedisit, Jaupaj nënvizoi se “rezultatet e kësaj konference ishin krejt pozitive për vendin tonë. Kjo platformë do të vazhdojë të zhvillohet çdo vit në Shqipëri, duke e çuar vendin tonë në një pozicion lider sa i takon ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor”.

“Shqipëria ka marrë gjithashtu garancinë për financimin e një projekti tjetër në sektorin e pyjeve, me vlerë 50 milionë dollarë, me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut. Financimi do të jetë grant dhe pritet të miratohet nga Fondi i Gjelbër Global i Klimës”, tha ai.

Sipas Jaupajt, fondet do të përdoren për zgjerimin e fidanishteve, ripyllëzimin e zonave të dëmtuara nga zjarret dhe erozioni, si edhe për rritjen e kapaciteteve në administrimin e pyjeve.

Ministri njoftoi se ministria që ai drejton ka miratuar krijimin e katër agjencive rajonale të pyjeve, me synimin për të rritur praninë në territor dhe për të ndihmuar bashkitë në planet e menaxhimit pyjor. Ai theksoi se do të krijohet ndërmarrja shtetërore e pyjeve, model që, sipas tij, aplikohet në disa vende të Evropës.

Sipas Jaupajt, në tetor të vitit 2025, ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Kadastrën Shqiptare përfundoi regjistrimin e të gjithë fondit pyjor të Shqipërisë, i cili përbëhet nga rreth 1.2 milionë hektarë pyje. Sipas tij, kjo përfaqëson një mesatare të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian.

“Rikthimi i fidanishteve shtetërore është një domosdoshmëri kombëtare, sepse duhet të zgjerojmë ripyllëzimin e territoreve të degraduara nga zjarret dhe erozioni, por edhe të shtojmë sipërfaqet pyjore pranë infrastrukturës rrugore”, tha Jaupaj.

Gjatë konferencës u prezantua edhe Plani Kombëtar i Ndryshimeve Klimatike 2026-2036, i cili parashikon 66 masa prioritare për të rritur qëndrueshmërinë e vendit ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, përfshirë zjarret dhe përmbytjet.

Fondi global i mjedisit ministri Shqipërinë Sofjan Jaupaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.