Këtë javë duhet të heqim nga mendja se jemi në pranverë, pasi kapriçot e motit do të sjellin ditë me shi dhe ulje temperaturash.
E hëna ka nisur me reshje shiu në të gjithë vendin, dhe kjo do të zgjasë gjithë javën.
Meteorologët nuk përjashtojnë as mundësinë e reshjeve të borës në zonat malore. Kështu që nëse i keni vendosur xhupat në dollap, do të duhet ti nxirrni sërish pasi do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave. Lajmi i mirë është se situata do të ndryshojë disi të dielën.