Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar dje edhe takimet e mbetura finale që do të luhen në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe atë të moshave. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe ndeshjet “play-off” që do të përcaktojnë ekipet që do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe të Dytë në sezonin e ardhshëm.
Kështu, finalet nisin me sfidën e nesërme, finalen e Kategorisë së Dytë mes Devollit dhe Tërbunit që do të luhet në orën 16:00 në Shijak. Të enjten do të zhvillohet sfida Vllaznia-Bylis në stadiumin e Durrësit që do të nxjerrë fituesen e titullit të Kategorisë së Parë.
Ndërsa takimet e “play-off”-it, Luzi 2008-Elbasani dhe Shkumbini-Veleçiku do të zhvillohen të premten. Sfida e parë do të zhvillohet në Ballsh, ndërsa e dyta në Shijak. Priten përballje shumë interesante mes skuadrave këtë javë.
NDESHJET E MBETURA
Finalja e Kategorisë së Dytë
NESËR
Tërbuni-Devolli 16:00 (Shijak)
Finalja e Kategorisë së Parë
23 MAJ
Vllaznia-Bylis 16:00 (Durrës)
Ndeshjet “Play-off”
24 MAJ
Elbasani-Luzi 2008 16:00 (Ballsh)
Veleçiku-Shkumbini 16:00 (Shijak)
Finalja U-17, Superiore
NESËR
Tirana-Shënkolli 13:30 (Selman Stërmasi)
Finalja U-19, Superiore
26 MAJ
Vllaznia-Shkëndija T