Ata duken si një familje që nuk iu mdahen sukseset! Diva e muzikës pop Beyoncé bëri histori me ‘Grammy 2021’, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.
Por suksesin më të madh e arriti bashkëshorti i saj. Reperi ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një të tillë për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.
Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen pas reperit me 81 nominime.
Ndërkohë, do të ketë disa ndryshime në ‘Grammy 2022’, pasi janë shtuar dy kategori të reja si “Best Global Music Performance” dhe “Best Urban Music Album” duke e çuar totalin në 88. Ndarja e çmimeve pritet të mbahet më 31 janar 2022, në Los Angeles, në një transmetim të drejtpërdrejt në CBS.