Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, ka lojëra që i ka ndarë banorët në dy grupe. Olta dhe Kiara kanë nisur “raundin” e ri të debateve të tyre të njëpasnjëshme.
Kësaj radhe, loja me litar që detyron banorët të qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin në çdo moment ka qenë arsyeja e zënkës. Kiarës i kërkoi grupit të saj të ngrihej, pasi kishte nevojë të shkonte në tualet.
Olta nisi të bërtiste duke e akuzuar Kiarën dhe duke e quajtur egoiste, pasi sipas Oltës, ajo nuk ngrihej kurrë në orarin që u ngrit. Grupi i Ermionës i kërkoi Oltës të bënte një sakrificë për gjumin dhe të ngrihej. Pasi ajo u ngrit, ajo shkoi përgjumësh në tualet, ku aty nisi sërish debatin me Kiarën.