Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Je idhulli im”, i riu i drejtohet Ramës: Më keni marrë në krahë kur isha i vogël, kjo është arsyeja që jam i suksesshëm

17:30 / November 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë e Beratit ishin këtë pasdite në bashkëbisedim me Kryeministrin Rama mbi arsimin, artin, teknologjinë, perspektivën e punësimit dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre. Gjatë bashkëbisedimit, i riu Klajdi Pirja i ka thënë kryeministrit Rama se ai është idhulli i tij teksa ka shtuar se mendon se arsyeja që ai sot është i suksesshëm është ngaqë Rama e ka mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël.

I riu: Jam Klajdi Pirja nga Bashkia Kuçovë. Studioj në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë. Në radhë të parë doja të ju falënderoja për mundësitë që na dhatë me takimin tuaj. Në radhë të dytë, doja të shprehja që ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh dhe madje jam një nga ata djem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël ju, Zoti Edi Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që unë jam i suksesshëm sot këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, faleminderit që keni hapur mundësitë për ne të rinjtë.

Doja të thoja që gjimnazi im para 2 vitesh ka pasur një restaurim, por doja të shtoja që në gjimnazet tona të kenë laboratore për nxënësit e shkencave të natyrës. Do të jenë një ndihmesë për ne. Faleminderit për mundësitë që na jepni dhe njëherë.

Kryeministri Rama i është përgjigjur gjimnazistit duke i thënë se nuk beson se atij i ka ecur në jetë ngaqë e ka mbajtur në krahë, por nuk ka ngurruar që ta falenderojë që mendon kështu.

Edi Rama: Për t’iu përgjigjur djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël: Nuk ma ha mendja se nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krahë. Po të kisha këtë fuqi magjike, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur, megjithatë faleminderit që të shkon mendja se mund të jetë dhe kështu, por unë nuk e besoj. Ajo që the për laboratorët është shumë e rëndësishme dhe prandaj ne po bëjmë një investim komplet të ri për laboratorët. Një investim që ka filluar dhe hap pas hapi do të fillojmë me pajisjen komplet ndryshe të laboratorëve, të kimisë, të biologjisë e kështu me radhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.