Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë treguar se janë një çift fort i lidhur me njëri- tjetrin. Së bashku kanë kaluar momente të vështira, sidomos gjatë kohës që Ermali ishte në burg.
Që pas daljes nga burgu ne i kemi parë shumë afër njëri-tjetrit si në punë, në pushime, me familjen dhe këto momente Rezarta i ka ndarë shpesh në Instagram.
Kësaj here Ermali e ka suprizuar të shoqen me një dhuratë simbolike, rrahjet e zemrës dhe përkrah shkrimi “Rezi të dua”.
Kjo surprizë e ka emocionuar shumë bukuroshen dhe teksa e ka postuar atë në Instastory Rezarta shruan:
“As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës kur mendoja për princin e kaltërt nuk e kisha imagjinuar se një ditë në jetën time do kisha dikë që do kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria ime, je miku im, je babai më i mirë në botë, je përtej çdo ëndrre. Të dua shpirti im” , shkruan ajo, duke na emocionuar kështu edhe ne.
