Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Je shumë trendy”, debat seksist mes Mziut dhe Ballukut: I ke qejf shamikuqet, por mua s’më shkon

16:23 / July 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 balluku mziu 1657202611
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një debat seksist është regjistruar në seancën e sotme plenare mes deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit.

Mziu ka deklaruar se 5 vitet e fundit ministrja i është dukur shumë trendy, ndërsa ajo i është përgjigjur se deputeti i preferon shamikuqet, por asaj nuk i shkon të vendosë shami të kuqe. Mziu ndër të tjera e paralajmëroi Ballukun se në Dibër do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut Dionis Imeraj.

Mziu: Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikohej se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Ku është kjo urë aty se unë nuk e kam parë këtë urë, në webin tuaj e të Kryeministrisë është kjo rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja sa ta gjej dhe atë se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.

Balluku: Faktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, që nderon gjithë Dibra, Por kam dyshimet e mia që ti e njeh. Se shkon radhë në Dibër. Nuk të presin ndaj. Edhe për qershitë që thua, e ke personale. U mendova që mos të merresha me gjobën dhe kallëzimet. Por ti e ke personale se nuk shkëputeshim dot nga personalja, siç u more dhe me pamjen time. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por mua shamitë nuk më shkojnë. Qëndrojmë te teknikalietet e rrugës. E kam provuar shaminë, por nuk më shkon, mund të vë kapele dhe gjëra të tjera. Unë e di që zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti që tregon diskriminim, duhet të ishte çuar dhe ti thoje që mos të flasë kolegu dhe mos të merret me look-un e zonjës (I drejtohet deputetes së PD) . Ju zonja i lejoni që të merret me ministret dhe deputetet. Pamja ime është kjo gjë është, por punët i bëj mirë. Ato që i keni lënë rrugëve, unë i mbyll për 12 muaj. Viti im i punës është ai që është. Ne çohemi në mëngjes, dalim votohemi. E dinë atë që të duhet të votojnë. Zoti Mziu bëri thirrje në Dibër; votoni Edi Ramën. Ju nuk shpikni dot gjë, se merrni dhe thëniet tona; rrugët po i lini rrugëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.