Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jemi në këtë anije, do shpëtosh veten apo fëmijën?”, Grida Duma prezanton zgjidhjen e saj për situatën në PD

18:13 / November 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike është e para. Kështu shprehet n/kryetarja e PD-së Grida Duma referuar debatit brenda PD-së që po vijon prej shtatorit dhe që pritet që të kulmojë në Dhjetor ku do të mbahen dy kuvendet, i datës 11 i thirrur nga Sali Berisha dhe i datës 18 i thirrur nga Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Duma shprehet se çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente.

“Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak përgjegjësi e tyre.

Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar. Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë.

Secili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që: “Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishës është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë.

Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente” shkruan Duma.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.