”Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht”,-tha kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, fill pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.
”Europa dhe ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen si agresion në dyer e Europës që ka sjellë si pasojë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë botën edhe në Shqipëri. Është një inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së në diktatori si Vladimir Putin. Edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin i takon asaj të bëjë çdo gjë për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe shpatullat e familjeve”.
