Jemin Gjana, kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike ishte në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Gjatë konferencës Gjana foli në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjeve për kryetar partie te PD-ja. Por gjatë fjalës së tij ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen e kamerave ishte një gjest i pazakontë i Jeminit. Kamerat kanë filmuar Jeminin në një moment që heq çamçakëzin nga goja dhe e ngjet poshtë tavolinës. Më pas ai pastron duart dhe nis e flet sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Me siguri Jemini e ka harruar që ishte para kamerave dhe sytë e të gjithëve ishin mbi të.
Postime te ngjashme
Add A Comment
