Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jeni në prag martese dhe ende nuk jeni të sigurt, këto janë dhjetë shenja që po zgjidhni personin e duhur

15:33 / October 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Martesa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dashuria e vërtetë është vështirë të gjendet. Por, kur e zbulon dashurinë e vërtetë, edhe vetë jeta bëhet më e thjeshtë. Mund të të bëjë të ndihesh sikur po fluturon mbi re rozë ose të të mbajë zgjuar natën duke menduar nëse ke gjetur apo jo njeriun e duhur. Nëse do ti përkushtohesh një marëdhënie për gjithë jetën, ka nevojë për shumë më shumë sesa thjesht dashuria për të qënë të lumtur.

Bright Side, mblodhi shenjat kryesore për të cilat psikologët thonë se tregojnë që partneri juaj është personi i duhur me të cilin të kaloni jetën

1.      Lexoni mendjen e njëri tjetrit.

Kërkime psikologjike kanë treguar se dashuria mund të ndihmojë sistemin tënd nervor të jetë në të njëjtën linjë me atë të partnerit. Pasi kalon shumë kohë me dikë, fillon të kuptosh ndjenjat, mendimet dhe reagimet.

  Ndani të njejtat ide për të ardhmen.

Kur gjen dashurinë e jetës, është koha  “të mendosh si çift”. Nuk është nevoja të ndjekësh të njëjtat ëndrra, por gjithsesi duhet që partnerët të mbështesin idetë e njëri-tjetrit dhe të qëndrojnë bashkë pavarësisht gjithçkaje.

  Ju mendoni se gjithçka ja vlen për të.

Nuk është surprizë, ka nevojë për kompromis për të mbajtur një marëdhënie. Por, në momentin që gjithçka duket e drejtë, do ta bëni instiktivisht. Sipas një studimi të psikologëve në Universitetin Kobe në Japoni, pa sakrifica, marëdhëniet nuk zgjasnin.

4.      Truri juaj funksionon ndryshe kur flisni për ta.

Gjithmonë kur flasim për dashurinë mendja na shkon tek zemra, por faktikisht gjithçka ndodh në kokë. Një studim nga Universiteti Stony Brook në Neë York ka treguar se si reaksionet e trurit ndikohen nga dashuria. Kur mendon për njeriun që do, në tru rriten nivelet e dopaminës.

5.      Mbështesni njëri-tjetrin.

Në fund të një dite të gjatë, do të keni nevojë për njeriun tuaj të jetës. Të jeni mbështetësit e njeri-tjetrit përgjatë rrugës do ju bëjë më të lumtur, më të dashuruar mes jush por dhe me veten.

6.      Ndiheni të kënaqur me gjëra të vogla.

Kjo është shumë e rëndësishme. Gjithçka duhet të rrjedhë normalisht. Mos flisni për marëdhënien tuaj gjithë kohës. Mos postoni gjithë kohës në rrjete sociale. Thjesht përjetojeni marëdhënien mes jush.

7.      Keni dëshirë ti’ prezantoni me njerëzit tuaj më të dashur.

Psikologjia bazike thotë se ne kemi nevojë për aprovim në jetë dhe kur vjen nga njerëzit më të afërt, është shumë e kënaqshme. Prandaj ne i ndajmë lajmet e mira me ta. Kur njohim dikë, i njejti instikt na ndikon që të jemi të paduruar për ti prezantuar me familjen dhe miqtë. Sipas një studimi tjetër, është gjithashtu ndihmesë të ndërtosh një sistem suporti të besueshëm rreth romancës tuaj me njerëzit me të dashur me qëllime të mira.

8.       Ndjeni kënaqësi me ta brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.

Intimiteti është shumë i rëndësishëm për një çift, por nuk mjafton. Atraksioni duhet të ndihet gjithë kohës, veshur ose jo. Ndonjëherë, ndonjë fjalë ose buzëqeshje është gjithçka që mjafton për të kuptuar që ke gjetur njeriun special.

    Ndiheni ndryshe afër tyre.

Është thelbësore të ruani individualitetin dhe pavarësinë tuaj në një marëdhënie. Gjithsesi, kur gjen njeriun e duhur, disa pjesë të jetës do të përshtaten me këtë ndryshim dhe do krijohen rutina të reja.

10. Bëheni “Ne”

Psikologët e Universitetit të Teksasit publikuan një studim rreth rëndësisë së përdorimit të përemrave“ne” dhe “e jona”. Kur bëheni një skuadër me partnerin, do ju japë gëzim të flisni për argumente të ndryshme si një çift dhe jo thjesht vetëm ju.

Nëse jeni mjaftueshëm me fat të keni gjetur njeriun e jetës, ju lutem ndani me ne se sa ju përshtaten të gjitha këto argumente sipas psikologëve, tek komentet.

martese personin tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.