Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jep dorëheqjen prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës pas hetimeve për korrupsion

15:03 / October 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6619
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën se dhjetëra zyrtarë qeveritarë kishin shmangur shërbimin ushtarak, duke kërkuar që të marrin përfitime për aftësi të kufizuara.

Mobilizimi është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, pasi numri i ushtarëve të këtij shteti është varfëruar, teksa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës po vazhdon që dy vjet e gjysmë.

Kostin njoftoi për dorëheqjen e tij më 22 tetor përmes Telegramit, pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ku mori pjesë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Kostin “duhet të marrë përgjegjësi” për situatën e krijuar.

“Mendoj se qëndrimi i presidentit Zelensky është absolutisht i drejtë… dhe po ashtu mendoj se është korrekte që të njoftoj për dorëheqjen time si prokuror i Përgjithshëm”, tha Kostin përmes Telegramit.

Më herët gjatë këtij muaji, hetuesit gjetën se një numër i prokurorëve publikë në rajonin perëndimor të Kmelintskit jashtëligjshëm kishin marrë dokumente për të dëshmuar në mënyrë të rreme se kishin aftësi të kufizuara, në mënyrë që të merrnin përfitime nga shteti.

Pak pas dorëheqjes së Kostinit, kryeministri Denis Shmyhal, njoftoi për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë që mbikëqyrin shërbimet, dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që koordinojnë aktivitetet me komisionet lokale./REL

Kostin Prokuror ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.