Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Jepet dënimi për “monstrën seksuale”/ Përdhunoi për 23 vite motrën dhe 7 vajzat

23:49 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monstra7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kishte thirrje për një hetim të pavarur, pas dënimit të një ‘bishe të egër’ seksi për përdhunimin e shtatë vajzave dhe motrës së tij. James O’Reilly, 75 vjeç u burgos të hënën për 20 vjet për përdhunimin e përsëritur dhe abuzimin seksual të motrës së tij më të vogël dhe shtatë vajzave për një periudhë 23-vjeçare.

Babai i lig u nënshtroi vajzave të reja abuzimit seksual “të tmerrshëm”, si dhe rrahjeve fizike, uri dhe degjenerim.

Helen O’Donoghue, vajza e një prej viktimave, lexoi një deklaratë në emër të tyre jashtë Gjykatës Qendrore Penale të hënën. Familja e pyeti pse autoritetet nuk ndërhynë më shpejt.

Gjatë abuzimeve që ndodhën mes viteve 1977 e 2000, O’Reilly përdhunoi një nga bijat e tij, duke e lënë shtatzënë në 1988. Prandaj ai e këshilloi atë të thoshte se ishte përdhunuar nga dikush tjetër.

Ai vazhdoi të abuzonte me të dhe ndaloi vetëm kur ajo e kërcënoi me thikë. Testet e mëvonshme të ADN treguan se ai ishte babai, dhe kjo u përdor kundër tij në dhënien e dënimit.

Një nga viktimat tha se ishte lënë pa ngrënë dhe ishte detyruar të lypte për ushqim, ndërsa një tjetër tha se nuk e dinte çfarë ishin dhuratat e Krishtlindjes deri sa ishte bërë e rritur.

O’Reilly, nga Killeens, në Irlandë, u deklarua i pafajshëm për 81 akuzat e përdhunimit dhe sulmeve seksuale. Por në fillim të vitit, ai ishte shpallur fajtor nga juria për 58 përdhunime e 9 sulme seksuale.

Prokurorja Caroline Biggs SC, tha se shtatë vajzat kishin kërkuar të drejtën e anonimatit pas emërimit të abuzuesit të tyre. Ato u panë duke festuar jashtë gjykatës kur u dha dënimi për O’Reilly.

monstra111

O’Reilly ishte rreth 34 vjeç kur abuzoi viktimën e tij të parë, motrën e tij 13 vjeçare. Pas disa vitesh, ai nisi të abuzonte me vajzën e tij, në kohën kur bashkëshortja ishte në spital shtatzënë.

Në vitin 1977, kur e bija ishte rreth tetë vjeç, ai e përdhunoi në një furgon dhe i tha se nëse tregonte, do ta dërgonte për adoptim. Në gjyq u tha se familja jetoi gjatë një periudhe në një shtëpi në Dublin.

7 vajzat monstra seksuale motren perdhunoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.