Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Jepini Shkodrës çka i takon”, apeli i fortë i intelektualit dhe ish-të përndjekurit politik: Ka ardhur koha që Shkodra të ndryshojë!

09:46 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 05 02 at 22.22.18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e Shkodrës, Elisa Spiropali ka pasur një takim me Viktor Martinin, një i moshuar i persekutuar nga regjimi komunist.

Gjatë bisedës me ministren Spiropali, Viktori tregon i prekur vuajtjet që ka kaluar.

Ndër te tjera, ai dhe e shoqja e tij, Liza, besojnë se Shkodra meriton një erë ndryshimi.

“Unë jam me të gjithë ata që përpiqen t’i japin popullit shqiptar. Ta trajtojnë popullin shkodran pa i dalluar fenë, politikën. E drejta është e drejtë. Mos të shikojmë se është komunist, ballist a salist. Jepi Çezarit çka i takon Çezarit, jepi Zotit çka i takon Zotit, shprehet Viktori.

‘Koha ka ardh”-shprehet ai ndër të tjera, teksa thotë se beson tek një qytetar si Benet Becit për ta ndryshuar qytetin.

Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur nderimet e saj për këtë familje.

“…histori që t’i mbushin sytë, me sytë gjithmonë nga e ardhmja.” -shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Viktor Martini është 84 vjeç. Sigurimi i shtetit i arrestoi babain më 1949-ën. 15 vjet burg. Vdes në burgun e Burrelit. Pas babait, nëna, vëllezërit dhe motra e tij ndiqen e persekutohen. Paçi, Lini, Rudolfi dhe Viktori, katër vëllezër përballojnë vuajtjet e Ferrit në burgun e Burrelit.

Vuajtjet vazhdojnë edhe pas burgut me persekutim e punë të rënda fizike. Familja e tij krenare nuk u mposht, por qëndruan bashkë siç janë dhe sot. Viktori dhe Liza jetojnë në SHBA, por e duan Shkodrën aq fort dhe aq thellë sa vijnë rregullisht çdo vit. Edhe dy herë në vit kur ishim pak më të rinj, thotë Liza.

Më nderuan sot me pritjen e tyre të ngrohtë dhe njerëzore, me bisedën e tyre plot dije dhe dritë, me histori që t’i mbushin sytë, me sytë gjithmonë nga e ardhmja.

Shkoder spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.