Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Jepnin leje legalizimi me dokumente false, ndalohet ekonomisti i Kadastrës në Durrës, në kërkim zv/drejtori dhe specialisti

12:36 / August 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadastra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve me iniciale A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës, si dhe F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi të detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.