Nga Thumana, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe ironitë me situatën në Partinë Demokratike duke thënë që të bëjnë kujdes me bravat e shtëpive dhe se edhe kur ai të largohet nga pushteti shtëpitë nuk do ua marrin.
Më tej Rama u shpreh se pjesa më e madhe shtëpive janë rindërtuar nga fondi i buxhetit të shtetit dhe jo nga donacionet.
“Krijimi i komuniteteve duke u dhënë mundësinë familjeve që jetojnë larg pa ua marrë pronën atje ku e kishin dhe e gjitha kjo pa rënduar asnjë lek mbi të gjitha familjet. Kuptohet duhet të bëni kujdes me bravat se nuk i dihet. Edhe sikur pas disa vitesh të ndryshojnë gjërat. Nuk mund t’ua marrin shtëpinë. Jeta është e gjatë unë nuk do të rroj sa shqiponja. Të gjithë atyre që thonë u vonuan, Italia është shumë afër dhe shikoni sa vite kanë atje familjet që akoma presin për shtëpi pas 10 vitesh”- tha ai.
