Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Jeta e punëtorit, jo kosto biznesi!” Protesta në Tiranë, qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe të drejta në punë

11:25 / May 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2356
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Unioni i Sindikatave të Shqipërisë zhvilloi një protestë para Ministrisë së Ekonomisë, ku dhjetëra punëtorë u mblodhën me pankarta në duar për të kërkuar më shumë siguri dhe të drejta në punë.

“Jeta e punëtorit nuk është kosto e biznesit”, “Paga dinjitoze për punëtorët” dhe “Nuk jemi makineri, jemi punëtorë me dinjitet”, ishin disa nga mesazhet kryesore të protestuesve.

Gjatë protestës, punëtor por edhe organizatorë të këtij tubimi u shprehen se kjo ditë duhet të sjellë reflektim për kushtet e punës në vend.

“Sot kërkojmë të drejtat tona, të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi dhe të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë. Është dyfishuar numri i aksidenteve. Institucionet përgjegjëse nuk bëjnë kontrolle reale”, tha njëri prej tyre.

Kërkesa kryesore ishte krijimi i një Ministrie të Punës, e fokusuar posaçërisht në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Duhet të ketë një Ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri”, tha një nga organizatorët.

Protestuesit ngritën shqetësimin për rritjen e aksidenteve në vendin e punës, duke kërkuar masa konkrete për garantimin e sigurisë.

Sipas të dhënave të ISHP-së, vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 212 aksidente në punë, nga të cilat 48 kanë përfunduar me humbje jete. Sektorët më problematikë mbeten ndërtimi, minierat dhe industria prodhuese.

1 Maji Protestë Punëtorët Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.