Gjyqi më i madh në Itali i krimit të organizuar në vitet e fundit ka filluar dje me më shumë se 350 të akuzuar dhe 900 dëshmitarë.
Njëri prej anëtarëve është edhe Luigi Bonaventoura, pjesë e klanit mafioz të madh të Ndranghetës. Ai u largua nga rrjeti kriminal i Ndraghetës 13 vite më parë dhe që atëherë ka ndihmuar autoritetet italiane të arrestojnë qindra anëtarë të Mafias .
Ai është i rrezikshëm, shumë nervoz, shikon përreth vazhdimisht. Por kur ai fillon të flasë, fjalët e tij nuk mbarojnë për një jete plot tmerr dhe makthe që e mundojnë çdo natë.
” Kur zgjohem në mëngjes i them vetes se duhet të vazhdoj të luftoj dhe të përmirësohem”, tha ish mafiozi.
Ai është një dëshmitar kyç në gjyqin që ka filluar dje në Itali. Midis tyre ka avokatë, politikanë, biznesmenë. Në karriget e të akuzuarve nuk janë vetëm mafiozët, por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Sipas autoriteteve gjyqësore, gjyqi në qytetin e Lamezia Terme do të zgjasë të paktën dy vite.
Organizata kriminale të lidhura ndërkombëtarisht
Ish mafiozi shpjegon se Ndrangheta nuk ka një strukturë të rreptë si një organizatë. Është më shumë një rrjet i organizatave individuale, të cilat herë pas here punojnë së bashku dhe jetojnë sipas rregullave të tyre.
Një intervistë e hershme me Bonaventura:
Në të kaluarën, anëtarët e Ndranghetta-s i fitonin paratë falë rrëmbimeve. Sot ata operojnë më shumë në prapavijë, duke fituar shumë para kryesisht përmes kontratave të punëve publike. Rrjeti mafioz, megjithatë, nuk është i kufizuar në Itali. Ai shtrihet në shumë vende jashtë vendit. Për shembull, ata sjellin nga Amerika Latine pjesën më të madhe të kokainës që shitet sot në tregun Europian. Disa anëtarë të Ndranghetta-s, të cilët do të jenë pjesë e gjyqit, janë arrestuar në Gjermani.
Historia e tij fillon që në fëmijëri
Jeta e Luigi Bonaventura dukej e paparashikueshme. Ai lindi në familjen e Ndrangheta. Gjyshi i Luigi Brena ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të organizatës kriminale dhe babai i tij e rriti atë “për t’u bërë një ushtar”, thotë Luigi Bonaventura.
Që në moshë të hershme ai mësoi se si të gjuante, si të duronte dhimbjen dhe si të vriste kafshët për tu mësuar me dhunën. Në vend që të luante me lodra, ai luante me armë: “Unë nuk kam pasur fëmijëri”, shprehet me hidhërim 49-vjeçari.
Në vitet 90 Luigi Bonaventura mori pjesë në një luftë të pamëshirshme në Kalabri midis organizatave të mafias.
“Ata kërkojnë që avokatët dhe bankierët të jenë anëtarë të organizatës”
Janë lidhjet familjare ato që e bëjnë kaq të vështirë ndjekjen penale të Ndrangheta-s.
Shumë pak pjesë e historisë së rrjetit kriminal guxuan të kundërshtojnë grupin dhe të bashkëpunojnë me policinë. Kur lindi fëmija i tij i dytë 13 vite më parë, Luigi Bonaventura, me mbështetjen e gruas së tij, vendosi të ndryshojë qëndrim, duke bashkëpunuar me policinë. Ai u dënua me dhjetë vite burg për krimet e tij.
Menjëherë pas kësaj, ai filloi të luftonte me Mafian. Së bashku me gruan e tij, ata themeluan një shoqatë në mbështetje të dëshmitarëve.
Sot, Ndrangheta nuk stërvit më vrasës nga fëmijëria. Organizatat u ofrojnë fëmijëve të tyre arsimin më të mirë të mundshëm.
“Qëllimi i tyre tani është që në radhët e tyre të mos kenë ushtarë si më parë, por avokatë, bankierë dhe kriminelë financiarë”, thotë 49-vjeçari italian, i cili shpreson që gjyqi kalabrez të zbulojë saktësisht këto struktura.
“Shumë nga ëndrrat e mia nuk janë realizuar, sepse nuk besoja se Ndrangheta do të pësonte një disfatë.
” Ky gjyq dhe kontributi i prokurorëve më japin forcë dhe më mbushin me besim se ndoshta diçka mund të ndryshojë. ”