Ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, është një nga vajzat më të komentuara në media, e cila përherë ka tërhequr vëmendjen me jetën luksoze, udhëtimet e shpeshta dhe fotot e saj.
Françeska i është përgjigjur pyetjeve të fansave në “Instastory” dhe njëri prej tyre e ka pyetur se si arrin ta përballojë jetën e luksit që bën.
“Si ja del e dashur të bësh këtë jetë luksi duke filluar nga rrobat makinat?”, e pyeti fansja.
‘Jeta nuk është dhe aq e bukur dhe e thjeshtë siç duket në instagram pasi aty postohen veç disa fragmente të jetës tënde unë dhe familja ime gjithmonë kemi punuar studiuar dhe ëndërruar kështu ja dal E Dashur! Plus un një herë në ditë ha nuk shpenzoj shumë’, ka shkruar ajo duke i shuar kuriozitetin të gjithëve.