Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Jeton e fle në zyrë prej 7 muajsh, kryetari: Është dashuri për atdheun, po më le gruaja!

13:10 / December 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 11 130903
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Njihuni me kryebashkiakun e Komunës së Leposaviçit, i cili refuzohet nga shumica e banorëve dhe që ka mbetur i bllokuar për shkak të tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve që përshkallëzuan në dhunë më herët gjatë vitit.”

Kështu e nis Reuters reportazhin kushtuar kryebashkiakut të komunës veriore, Lulzim Hetemi, i cili siç thotë ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që prej muajit maj, i ruajtur nga trupat e NATO-S dhe policisë speciale të Kosovës.

“Kush dëshiron të qëndrojë në zyrë dhe të fle në karrige? Siç e dini, fillimi ishte shumë i vështirë. Ky vend ishte i mbushur me polici dhe njësi speciale. Situata ishte shumë e tensionuar. Kush do të qëndrojë larg familjes, larg fëmijëve. Kjo është thjesht dashuri për atdheun dhe për sovranitet.”, shprehet Lulzim Hetemi.

Hetemi, një rritës bletësh, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët etnikë, të cilët përbejnë 97 për qind të popullsisë totale të Leposaviçit. Menjëherë pasi mori detyrën, protestues të dhunshëm rrethuan zyrën e tij duke i kërkuar të largohet. Hetemi refuzoi dha thotë se ka qëndruar brenda godinës që prej 29 majit, pa u kthyer në shtëpi për asnjë ditë të vetme.

Screenshot 2023 12 11 130919

“Gruaja ime më thotë: do të kthehesh në shtëpi ose do të të lë…Po bëj shaka se ajo e di përse jemi këtu…nuk e ka problem.”, vijon më tej Hetemi. Siç rrëfen, më vonë kishte gjetur një shtrat për të zëvendësuar karriget në të cilat flinte, duke e vendosur në një dhomë ngjitur me zyrën, ku takohet me të dërguarit ndërkombëtar dhe zyrtarët e NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë dhunë të mëtejshme dhe të gjejnë rrugëdalje drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Kostume zyrtare varen nëpër mure ndërsa në tryezë dallohen tre shishe mjaltë, njëra prej të cilave gati e boshatisur. Ish stafi komunal refuzoi ti shërbente kryebashkiakut shqiptar dhe u zëvendësua nga 75 punonjës të tjerë që janë gjithashtu serbë. Hetemi thotë se është treguar i kujdesshëm duke mos prekur asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë dhjetëra pije alkoolike. “Nuk kemi prekur asgjë. As pijet alkoolike, librat, flamujt serbë e madje as piktura e tyre…Kur të vijnë do të gjejnë gjithçka siç e kanë lënë pasi ne nuk duam të shkatërrojmë asnjë.”, vijon Hetemi.

Dalja e vetme që Hetimi bën çdo ditë, është ajo në ballkon, ku merr ajër të pastër dhe sheh nga kati i tretë ushtarët e NATO-s. Ai thotë se është gati t’i japë fund mandatit të tij kur të thirren zgjedhjet e reja, por ende nuk ka një marrëveshje për këtë në negociatat e ndërmjetësuara nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë. Në një sinjal progresi, banorët lokale kanë kërkuar shërbimet e kryebashkiakut në mënyrë që të regjistrojnë automjetet e tyre. Kryeministri Kurti ka caktuar 15 dhjetorin si afat për regjistrimin e rreth 10 mijë automjeteve, me targa të Kosovës, ose do të përballen me gjoba të rënda.

Lulzim Hetemi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.