Artisti i njohur italian, Enzo Ghinazzi, ka folur për herë të parë për bashkëjetesën shumëvjeçare me gruan e tij Anna dhe të dashurën, Patricia.
Në një intervistë për “Corriere della sera”, këngëtari shprehet se ka qenë një zgjedhje e vështirë dhe se askush nuk duhet ta ketë zili.
“Kam dëgjuar që njerëzit më kanë zili. Gabohen. Nuk kam asgjë për të patur zili. Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë. Ka shumë vuajtje. Unë sot jam 67 vjeç, bashkëshortja ime Anna është afër të 70-ve, kurse Patrica është 62 vjeç. Mendoni se ka qenë e lehtë e gjitha kjo? Apo se mund t’ua këshilloj këtë mënyrë jetese vajzave të mia? Kurrë! Njerëzit mund të kenë zili Silvio Berluscon-in, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jo mua. Jeta është fat, jo vetëm mundësi. Nuk pendohem për jetën time. Kam dy gra të jashtëzakonshme në jetën time. Unë nuk jam i veçantë, janë ato. Poligamia është një realitet i përhapur në shumë vende. Kultura, edukimi dhe feja janë ato që na pengojnë të jemi poligamë. Kam paguar dhe po paguaj akoma pasojat e zgjedhjeve të mia”, rrëfeu ai.
