Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Jezusi ta di emrin. Ai që dëgjon fjalën time…”, objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi

18:49 / July 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
josifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhaneta Josifi, bashkë me të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar, ndërmorën aktin e rëndë të vetëflijimit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa ishin praktikante të një sekti fetar.

Në banesën e tyre, ku u dergj e vdekur prej 15 muaj Anisa, janë gjetur objekte me natyrë fetare, e përkatësisht, tekste të shkëputura nga Dhjata e Re.

“Jezusi ta di emrin”, shkruhet në një prej sendeve, të publikuara nga “Top Channel”, ndërsa në tjetrin teksti është më i gjatë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time, dhe i beson Atij që më ka dërguar Mua, ka jetën e amshuar dhe nuk i nënshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja në jetë”.

Ndërkohë, ditën e sotme u nxorën jashtë objektet e familjes Josifi, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi, si dhe u dezinfektuan ambientet e shtëpisë.

Në dëshminë e saj, Blerta Josifi, tha se e motra, Anisa, kishte ndenjur dy muaj pa ngrënë deri sa vdiq, ndërsa një vit më pas, ajo dhe e ëma, Zhaneta, nisën sakrificë, duke mos ngrënë, por vetëm duke pirë ujë nga çezma që e filtronin me napa. Ato luteshin dhe e lyenin kufomën e 30-vjeçares me uthull.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.