Ndërsa viti i ri shkollor ka nisur, akademiku Artan Fuga gjykon se universitetet po zëvendësojnë shkollën e mesme. E, sipas tij, “viktimë” në këtë mes mbeten nxënësit.
Fuga theksoi se programet e shkollave universitare, bëhen ato gjëra që duhen bërë në shkollë të mesme.
“Një qeveri që mendon për mandatin e 2 apo 3 vjetëve që do të vijnë, nuk ka kohë të mendojë për periudha afatgjate, ky është gabimi i politikanëve që nuk kanë vizionin të mendojnë për 50 vite apo për një shekull, por për një muaj apo disa muaj…Sot ndalohet të vijë nxënësi me telefon. Nxënësit jashtë shkollës i kemi të rrethuar nga teknologjia. Hidhet ideja se nxënësit nuk lexojnë dhe për këtë fajin e ka telefoni. Por përse në Evropë popullsia lexon jashtëzakonisht shumë edhe telefonat nuk ndalohen. Në vendin tonë mungojnë biblioteka publike që të jenë të lehtë për t’u marrë. Dhe po ashtu tekstet e shkollës së mesme nuk kanë copa leximi. Kultura e leximit është e vrarë nga shkolla. Ka libra që janë tekstet, por nuk i referohen romaneve konkrete”, tha Fuga në “News24”.