Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Jo më fluturime të lira, biletat nga 150-200 euro mesatarisht

09:00 / November 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga marsi, e sidomos nga prilli i vitit që vjen, biletat do të jenë shumë të shtrenjta. Sipas një kërkimi që “Monitor” bëri në faqen e internetit të Wizz Air, operatori më i madh në Shqipëri, me gati 60% të tregut, që bëri revolucion në treg duke ulur ndjeshëm çmimet, biletat janë dukshëm më të shtrenjta sesa kanë qene vitet e fundit, deri në 2-5 herë më të larta. Shtrenjtimi më i madh është për Romën, që është dhe një nga destinacionet kryesore ku fluturojnë shqiptarët. Nëse pret sot një biletë për në Romë për datën 15 prill, çmimi më i lirë për në vajtje është 90 euro dhe kthimi është 110 euro, pra bileta në total kushton 200 euro. Edhe në maj, çmimet janë të ngjashme, në rreth 180 euro vajtje dhe ardhje.

Pse u rritën çmimet?

Shtrenjtimi lidhet me dy arsye. Së pari është rritja e kostove në përgjithësi, sidomos atyre të karburanteve. Një tendencë e ngjashme ka ndodhur dhe me operatorët e tjerë ajrorë kudo në botë.

Së dyti dhe më e rëndësishmja është rritja e dominimit të tregut nga operatori hungarez me kosto të ulët Wizz Air. Pasi mori tregun përmes çmimeve të lira, Wizz u bë shumë konkurrues në treg, duke bërë që operatorët e tjerë të reduktojnë numrin e linjave, ose të ndalin zgjerimin e tyre. Kjo situatë e bën atë dominues në fiksimin e çmimeve më të larta.

Autoriteti i Aviacionit Civil, pohon në raportin e fundit se rritja e Wizz Air ka qenë e lidhur me çmimet konkurruese dhe destinacionet e shumta. Çmimet e lira dhe heqja e kufizimeve që u vendosë gjatë pandemisë, së bashku me kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka shtuar ndjeshëm fluksin e pasagjerëve që udhëtojnë përmes Rinasit.

fluturime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.