Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Jo më kompromise të ulëta politike”/ Balla paralajmëron reformë në këshillin drejtues të RTSH dhe AMA

12:57 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla konferenc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka paralajmëruar reformë në përzgjedhjen e Këshillit drejtues të televizionit publik dhe në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Në një dalje për mediat, Balla tha se pas rekomandimeve në opinionin final zyrtar të Venecias, ka nisur puna për të depolitizuar bordin drejtues të RTSH të cilën e quajti “një korporatë mediatike jo funksionale sot”.

Balla: Prej dje, ku morëm vendimin final të Venecias zyrtarisht nisëm punën për një reformimin tërësor qoftë të Autoritetit të Mediave Autorizive për të garantuar depolitizim, dhe një institucioni tjetër që është këshilli drejtuesi i RTSH, që në këto momente është në proces rinovimi të mandateve të anëtarëve të tij.

Të dyja bashkë duhen parë në këtë frymë për të larguar cdo lloj ndikimi politik, kompromise të ulëta politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale duke bllokuar edhe shndërrimin e RTSH në korporatë mediatike jo funksionale sot, por për ta bërë një korporatë mediatike në të ardhmen shumë të suksseshme e të pavarur nga politika, si dhe një autoritet të mediave audiovizive të njëjtë me standarte të vendeve anëtare të BE. Pyetja që mund të lindte si do jetë formula?

S’ka nevojë të shpikim të reja sa kohë të aplikuara për reformën në drejtësi kanë garantuar garë të hapur që buron nga vullneti individual e garancia për të shkuar drejt institucioneve të pavarura.

Unë jam këtu që ta konfirmoj angazhimin tonë për të shkuar në këtë drejtim e kam besim se dhe opozita parlamentare që ka pasur kritikat e veta përgjatë diskutimeve të këtij ligji të gjejmë dakortësitë për të realizuar gërmë për gërme rekomandimet e vyera të Venecias

ama balla RTSH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.