Dinamo e ka marrë shumë seriozisht aventurën në Kategorinë Superiore. Blutë e kryeqytetit u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh, ndërsa sot kanë zbritur për herë të parë në fushë duke kryer stërvitjen e parë këtë sezon. Seanca stërvitore është mbajtur në kompleksin “Football Republic” dhe trajneri Shkëmbi ka zhvilluar stërvitjen e parë me lojtarët.
Te Dinamo nuk ka vetëm afrime të bujshme, ndërsa klubi ka “prezantuar” edhe autobusin modern që do të përdoret për ndeshjet jashtë fushe, por edhe për stërvitjet. Lojtarët kanë udhëtuar sot në qendrën stërvitore me autosin e ri dhe ndryshimet në klub kanë nisur të ndihen.
