Kompania amerikane 777 Partners ka blerë së fundmi të gjitha aksionet e klubit të njohur belg, Standard Liege, i cili deri më sot zotërohej nga Bruno Venanci.
Disa muaj mëparë, grupi i investimeve me bazë në Majami bleu edhe klubin e Genoa-s në Serie A, si dhe zotëron aksione gjithashtu te klubi i Sevillas në Spanjë.
Po ashtu, grupi 777 Partners është në proces e sipër për të blerë plot 70% të aksioneve te klubi brazilian Vasco da Gama për afro 121 milionë euro.
