RENEA bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë duke ushtruar kontrolle në disa qytete si Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Durrës për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike.
Gjithashtu synimi i kontrolleve është kapja e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.
Burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona për tu marrë në pyetje, kryesisht shtetas me precedent kriminalë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me aksionet.