Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike”, Balluku në rrethrrotullimin e Rinasit: Pika hyrëse e Shqipërisë

16:14 / October 25, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761401024xscreenshot 24 642
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, thotë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një projekt të ri që ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të rrugëve. Për këtë qëllim është krijuar një grup me mbi 120 persona, të ndarë në 4 rajone. Punime të tilla kanë nisur të kryhen edhe në zona të tjera të vendit, në akset kombëtare dhe rrugët kryesore.

“Kemi vënë re që tashmë, duke qenë se kilometrat e akseve kombëtare shtohen, ka ardhur momenti për të pasur një element shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe vizitorët, pasi Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike, ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota dhe tashmë nuk është e rëndësishme për të pasur vetëm rrugë të sigurta, por edhe që plotësojnë kushtet estetike”, tha Balluku, gjatë një inspektimi në rrethrrotullimin e Rinasit.

“Për këtë arsye, në vitin 2023, ARRSH ka shtuar në fushën e përgjegjësisë, edhe mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare. Jemi në rrethrrotullimin e Rinasit ku po bëhet një punë e mirë për gjelbërimin. Këtu jemi në një pikë hyrje, jo të Tiranës, por të Shqipërisë. Është vetëm 100 metra nga dalja e aeroportit, një pikë shumë e rëndësishme prezantimi, ku estetika luan një rol të veçantë”.

belinda balluku rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.