Krahas shkollave, edhe kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit ditën e mërkurë do të jenë të mbyllura.
Finalja e Conference League është menduar nga autoritetet që të jetë edhe një ditë feste për të mikpritur miqtë që do të vijë nga Italia dhe nga Holanda.
Kryeministri Edi Rama mori vendimin që dhe administrate shtetërore, por dhe shkollat në 25 maj të jenë pushim, për të shijuar finalen e parë europiane që vendi ynë pret.
